Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Bordi i Akreditimit takon anëtarët e stafit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Ditën e shtunë, në datë 11.09.2021 Bordi i Akreditimit (BA) zhvilloi një takim me stafin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).


Gjatë takimit, BA u njoh me procedurat e ASCAL, punën e deritanishme të Bordit të mëparshëm, u diskutua për sfidat që e presin ASCAL dhe BA për rritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë.

Në fjalën e saj, Kryetarja e BA Znj. Shqiponja Telhaj, theksoi se do të vazhdojë më tej punën aty ku e ka lënë Bordi i mëparshëm, pasi procedurat tashmë janë të konsoliduara, por do të rrisë vëmendjen tek përpjekjet për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë duke ndërthurur edhe njohuritë që kanë anëtarët e bordit në fushën e arsimit të lartë. Gjithashtu u diskutua se do të përditësohet lista e ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë edhe profesorë nga Diaspora Akademike Shqiptare.

Znj. Xhiliola Bixheku, Drejtore e komanduar e ASCAL, shprehu gadishmërinë e saj dhe të stafit në mbështjen e BA, për realizimin e punës së tij në funksion të rritjes së cilësisë në arsimin e lartë.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë i uron suksese Bordit të Akreditimit!

Takim BA ASCAL 2

Takim BA ASCAL 3