Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Drejtori i ASCAL jep intervistë në Top Channel mbi Sondazhin Kombëtar të Studentëve

Të rinjve që ndjekin studimet e larta në Shqipëri u është dërguar në “e-mail” prezantimi me “Sondazhin Kombëtar të Studentëve”, i cili është një instrument matës mbi opinionet e studentëve në institucionet e Arsimit të Lartë. Plotësimi i sondazhit do të bëhet në mënyrë anonime.

Elvin Gjevori: "Çdo student në Shqiperi ka mundësinë që t'i përgjigjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve dhe të japë mendimin e tij për cilësinë e mësimdhënies, për mbështetjen institucionale dhe për mbështetjen që japin institucionet e arsimit të lartë ndaj studentëve."

ASCAL do të permbledhë të dhënat për t'ja përcuar mendimin e studentëve instancave përkatëse.

Elvin Gjevori: "Do të nxirret një raport i përgjithshem për gjendjen në Shqipëri dhe një raport i veçantë për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në bazë të fakulteteve që ato kanë. Në këtë mënyrë institucionet e dinë mendimin e studentëve, ministria e di mendimin e studentëve dhe në mënyrë të strukturuar bashkë të zgjidhin problemet reale sipas këndvështrimit të studentëve."

Burimi Top Channel

Media

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save