Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Drejtuesja e ASCAL, jep intervistë në studion e emisionit “Auditor Arsimi” në TVSH

Më datë 1 Prill 2022, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) filloi zyrtarisht Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS), një proces i cili ka në qendër studentin dhe qëllim kryesor vlerësimin dhe matjen e kënaqshmërisë së studentëve si një nga mekanizmat kryesorë të sigurimit të cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në vendin tonë.

Për të folur mbi SKS, rëndësinë e tij dhe aktivitetet e ndërmarra në kuadër të këtij procesi, Drejtuesja e ASCAL, Znj. Xhiliola Bixheku, ishte e ftuar në studion e emisionit “Auditor Arsimi” në TVSH.

Znj. Bixheku u shpreh se vlerësimi nëpërmjet SKS bazohet në të njëjtat fusha vlerësimi të parashikuara në Standardet e Cilësisë për vlerësimin në kuadër të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, pjesë e Kodit të Cilësisë në Republikën e Shqipërisë, të dhënat që do të nxirren në fund të këtij Sondazhi do të shërbejnë për marrjen e vendimeve të rëndësishme në hartimin e politikave shtetërore në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në Arsimin e Lartë, si dhe u ndal në takimet e planifikuara dhe të realizuara nga ASCAL në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë dhe bashkëpunimin me grupet e punës të ngritura në çdo Institucion.

Znj. Bixheku vuri theksin në rëndësinë e sensibilizimit të studentëve për tu bërë pjesë e Sondazhit dhe rëndësinë e shprehjes së mendimit dhe opinionit të tyre për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë në Arsimin e Lartë.

Gjithashtu, gjatë emisionit u diskutua edhe mbi vijimin e procesit të akreditimit si një element thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri dhe u theksua rritja e numrit të aplikimeve nga IAL-të Publike për akreditimin e programeve të studimit të ofruara prej tyre.

WhatsApp Image 2022 05 19 at 12.14.15 PM 1

 

Media

RTSH - Radio Televizioni Shqiptarë