FINALIZIMI I RAPORTEVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Në datën 22 Dhjetor, Agjencia Britanike QAA ka përfunduar redaktimin e raporteve të vlerësimit për gjashtë institucionet e grupit të parë për të cilët është kryer vlerësimi i jashtëm nga ekspertë të kësaj agjencie dhe ekspertë vendas, proces i cili u menaxhua nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL).
I gjithë dokumentacioni i vlerësimit së bashku me raportet do t’i përcillen KA për shqyrtim dhe vendimmarrje të mëtejshme.