Më datën 1 Prill 2022, fillon Sondazhi Kombëtar i Studentëve (SKS). Duke filluar nga sot, Stafi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvillon takime informuese me grupet e punës dhe studentë në Institucionet e Arsimit të Lartë (universitete, kolegje universitare, akademi, kolegje profesionale të larta).
SKS është një proces i cili ka në qendër studentin dhe ka si qëllim kryesor vlerësimin dhe matjen e cilësisë në arsimin e lartë duke vlerësuar performancën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në veprimtaritë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe kompetencave dhe mbështetjes ndaj studentëve. Të dhënat e nxjerra nga ky Sondazh do të shërbejnë për marrjen e vendimeve të rëndësishme në hartimin e politikave shtetërore në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në Arsimin e Lartë.