Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Konferenca e 26-të vjetore: “Elementët kryesorë të bashkëpunimit dhe përpjekjet për përmirësim në lidhjet mes arsimit të lartë profesional dhe tregut të punës”

KONFERENCA E 26-TË VJETORE: “ELEMENTËT KRYESORË TË BASHKËPUNIMIT DHE PËRPJEKTET PËR PËRMIRËSIM NË LIDHJET MES ARSIMIT TË LARTË PROFESIONAL DHE TREGUT TË PUNËS”
Në datat 21-22 Prill 2016, u zhvillua në Beograd, Konferenca e 26-të vjetore me temë “Elementët kryesorë të bashkëpunimit dhe përpjektet për përmirësim në lidhjet mes arsimit të lartë profesional dhe tregut të punës”, aktivitet i organizuar nga EURASHE.
Ndërsa, gjatë viteve të fundit, EURASHE ka promovuar forma të ndryshme të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë profesional dhe përfaqësuesëve të tregut të punës, gjithashtu rëndësinë e përgjithshme të tij, në këtë takim u vu theksi tek të mirat që sjell ky bashkëpunim për të dy palët.
Diskutimet u zhvilluan mbi këto tre çështje; punësimi, zhvillimi rajonal dhe risitë, duke u fokusuar në menaxhimin, aspektet edukative të bashkëpunimit dhe rolit të palëve të ndryshme të interesuara. Të para si tre shtyllat kryesore të bashkëpunimit të institucioneve të arsimit të lartë profesional dhe tregut të punës, duke folur për punësimin u trajtuan tregues të ndryshëm dhe mënyra të reja angazhimi dypalësh që mbështesin punësimin e të diplomuarëve. U fol dhe për praktikat e mira të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë profesional, sektorit të biznesit dhe autoriteteve lokale dhe rajonale në kontributin e zhvillimit rajonal. Së fundmi, duke folur për risitë që sjell ky bashkëpunim, u arrit në konkluzionin e përbashkët se ato mund të hapin horizonte të reja të zhvillimit rajonal dhe të arsimit të lartë profesional në vendet e Ballkanit Perëndimor.
APAAL në këtë konferencë u përfaqësua nga dy specialistë të cilët vlerësuan dhe sollën të rejat dhe praktikat e mira të bashkëpunimit të AL me tregun e punës, në hapësirën e BE. Megjithëse në vendin tonë ende nuk janë ndërmarrë hapa të tillë, bashkëpunimi me EURASHE dhe praktikat e përdorura nga anëtarët e kësaj organizate do të jenë shumë të vlefshme për fillimin e këtij bashkëpunimi në vendin tonë. 
Për më shumë informacion dhe për t’u njohur me gjerërisht me këto aktivitete, mund të klikoni më poshtë: