Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Konferenca e 8-të e IREG: “Renditja e universiteteve dhe marrëdhëniet akademike ndërkombëtare”

KONFERENCA E 8-TË E IREG: “RENDITJA E UNIVERSITETEVE DHE MARRËDHËNIET AKADEMIKE NDËRKOMBËTARE”
 
Në datat 4-6 Maj 2016 u zhvillua në Lisbonë, Konferenca e 8-të me temë “Renditja e Universiteteve dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare Akademike”, aktivitet i organizuar nga IREG (Observatory on Academic Ranking and Excellence), në të cilin morën pjesë dhe dy specialistë të APAAL.
Konferenca ndër të tjera, solli diskutime mbi indikatorët e ndërkombëtarizimit në renditjen e universiteteve dhe ndikimin e tyre në indikatorët e tjerë si, kërkimin shkencor, mësimdhënien dhe inovacionin, etj. U analizuan indikatorët e renditjeve ndërkombëtare krahas atyre kombëtare, gjithashtu diskutime pati mbi keqkuptimet dhe ngërçet e ndërkombëtarizimit. U diskutua dhe mbi indikatorë të rinj të ndërkombëtarizimit të pavarur nga modeli i universiteteve anglo-saksone.
APAAL nëpërmjet këtij eventi të përvitshëm dhe bashkëpunimit me anëtarët e këtij konsorciumi vazhdon të punojë për  realizimin e një procesi të ri të renditjes (ranking) në vendin tonë. 
Për më shumë informacion dhe për t’u njohur me gjerërisht me këto aktivitete, mund të klikoni më poshtë: