Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Konferenca ndërkombëtare: “Vlerësimi i ndikimit të kontrollit të cilësisë në arsimin e lartë”

 KONFERENCA NDËRKOMBËTARE: “VLERËSIMI I NDIKIMIT TË KONTROLLIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË”
 
Në datat 16-17 Qershor 2016 u zhvillua në Barcelonë, Konferenca Ndërkombëtare Impala: “Vlerësimi i ndikimit të Kontrollit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, aktivitet i organizuar nga ENQA dhe partnerët. Konferenca ishte një aktivitet i financuar nga BE, në kuadër të programit për të mësuarin gjatë gjithë jetës (Lifelong Learning Programme), i cili kishte për qëllim zgjerimin e njohurive të të gjitha palëve të interesuara në lidhje me rezultatet, efektet (afatmesme dhe afatgjatë) dhe ndikimet e procedurave të sigurimit të cilësisë.
Konferenca kishte për qëllim prezantimin dhe shpërndarjen e rezultateve të mëtejshme të projektit Impala (dmth, metodologjinë dhe aplikimin për vlerësimin e ndikimit të sigurimit të jashtëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë) në një audiencë më të gjerë të interesuar. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë u përfaqësua në këtë aktivitet nga dy specialistë të vlerësimit.
Prezantimet përfshinin studime të rasteve të vlerësimit të ndikimit të sigurimit të cilësisë në IAL dhe debatet aktuale mbi qeverisjen e IAL-ve dhe politikës së arsimit të lartë. Nga njohja me modele të ndryshme të sigurimit të jashtëm të cilësisë, të agjencive nga vende të ndryshme europiane, APAAL mori dhe do të shyrtojë mundësinë e adaptimit të elementëve metodologjikë në proceset e vlerësimeve të mëtejshme.
Për më shumë informacion dhe për t’u njohur me gjerërisht me prezantimet e pjesëmarrësve, mund të klikoni më poshtë: