Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Koordinatori Anti-Korrupsion pranë ASCAL

Pranë ASCAL është përcaktuar Koordinatori Antikorrupsionit Z. Rahim Kaleci.

Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion është një strukturë nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit, Ministrit të Drejtësisë. Me urdhrin nr. 106, datë 25.07.2019 të Kryeministrit,“Për krijimin, përbërjen dhe funksionimin e Rrjetit të Koordinatorëve Antikorrupsion, të ndryshuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 86, datë 25.06.2020, përcaktohet krijimi dhe funksionimi i kësaj strukture.

Koordinatori i rrjetit Antikorrupsion do të jetë avokati i qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Pjesë e rregullimeve të proceseve të punës është dhe ruajtja e anonimatit të çdo denoncuesi si dhe garancia në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përpunimit të informacionit. Qytetarët do të jenë aleatët e koordinatorëve në identifikimin dhe adresimin e rasteve korruptive, pasi janë ata që marrin shërbimet në këto institucione.

Të dhënat e Kordinatorit:

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Tel : 00355 67 60 80 583