Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Z. Edi Rama dhe Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini u promovua Sondazhi Kombëtar i Studentëve

Më datë 19 Prill 2019 u zhvillua takimi zyrtar mbi Sondazhin Kombëtar të Studentëve. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini dhe Drejtori i ASCAL Z. Elvin Gjevori.
Në takim morën pjesë studentë dhe përfaqesues të Institucioneve publike të Arsimit të Lartë.

Në fjalën e saj Ministria theksoi se: "Sondazhi përmban rreth 100 pyetje dhe ka fokusin tek cilësia e mësimdhënies, eksperienca studentore, infrakstruktura, kërkimi shkencor, komunikimi i pedagogëve me studentët dhe nëse studentët e ndjejnë vërtet që po marrin një arsim cilësor. Është shumë e rëndësishme që pyetësorët të plotësohen nga studentët në numër sa më të madh të mundshëm për të marrë rezultate më të sakta dhe raporti final që do të realizohet në përfundim të sondazhit do t'i vihet në dispozicion Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, e cila do bazojë politikëbërjën për zgjidhjen e problemeve, Institucioneve të Arsimit të Lartë, studentëve dhe publikut të interesuar.

Gjatë takimit u bënë pyetje nga studentët, të cilët morën përgjigje nga Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit.

Sondazhi Kombëtar i Studentëve do të qëndrojë i hapur nga data 16 Prill deri në 2 Maj 2019. Gjatë kësaj periudhe, çdo student në Shqipëri nëpërmjet link-ut në e-mailin e tyre të dërguar nga ASCAL, mund të plotësojnë sondazhin online per rreth 20 minuta.

Sondazhi Kombëtar i Studentëve është mundësia ideale për t’i dhënë forcë zërit studentor e për ta përçuar atë në instancat vendimarrëse të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe më tej.

sks