Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë viziton ASCAL

Ditën e sotme datë 19 Korrik 2019, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Besa Shahini zhvilloi një takim pune në ambientet e Agjencisë së Sigurimin të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL). Pasi u njoh me ecurinë e punës së Agjencisë në 6-mujorin e parë të vitit 2019 nga Drejtori i ASCAL Z. Elvin Gjevori, Znj. Shahini u informua dhe u interesua veçanërisht për procesin e akreditimit të programeve të studimit te IAL-të publike. Këto procese vlerësimi po zhvillohen për herë të parë në vend. Aktualisht janë 124 programe studimi në IAL-të publike të cilat janë në faza të ndryshme të procesit të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit. Ky proces, theksoi Znj. Shahini është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv pasi vlerësimi i jashtëm (akreditimi) është një nga instrumentat kryesore për matjen, ruajtjen dhe certifikimin e cilësisë në arsimin e lartë. Gjithashtu ai synon të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies për plotësimin e kërkesave të studentëve për një arsim të lartë më cilësor. Znj. Shahini kërkoi nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) forcim të mëtejshëm të procesit vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit të programeve të studimit me qëllim ruajtjen dhe arritjen e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë në arsimin e lartë. Znj. Shahini shprehu mbështjetjen e plotë të MASR për punën e ASCAL.

Znj. Besa Shahini viziton ASCAL

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save