Pas mbledhjes së fundit të Bordit të Akreditimit, në datë 21-22 Shtator, tashmë konfirmohet vendimmarrja për akreditimin institucional të 16 institucioneve të arsimit të lartë, publike dhe private, në vend.
Ndërkohë, vijon ende procesi i vlerësimit, sipas parashikimeve të kontratës së nënshkruar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (Ministria e Arsimit dhe Sportit) me agjencinë britanike Quality Assurance Agency, proces i cili konkretisht është në fazën përfundimtare. Ky proces mbyllet në muajin Tetor, me finalizimin e raporteve përfundimtare të grupit të 7-të të IAL-ve. Informacion i detajuar mbi afatet kohore dhe fazat e ketij procesi, gjendet në link-un: https://www.aaal.edu.al/accreditation/review-process
Theksojmë se në kontratën me QAA, për vlerësimin institucional në kuadër të akreditimit, u përfshinë të gjitha institucionet aktive në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate, IAL-të private si dhe IAL-të publike. Këto të fundit, i nënshtrohen për herë të parë vlerësimit në kuadër të arkeditimit institucional, ndërsa shumë nga IAL-të private kanë kryer edhe më parë procese të tilla, prej të cilëve kanë dalë më një akreditim pozitiv dhe ende të vlefshëm deri në vendimmarrjen nga BA të vlerësimit të kryer në bashkëpunim me agjencinë britanike.