Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Njoftim mbi vendimarrjen në kuadër të procesit të akreditimit

Në datat 21-22 shtator 2017, Bordi i Akreditimit në mbledhjen e tij të radhës shqyrtoi dokumentacionin e vlerësimit në kuadër të akreditimit institucional për  10 institucione të arsimit të lartë. Bazuar në raportet e vlerësimit të jashtëm të përgatitura nga ekspertë e vlerësimit, dokumentacionin mbështetës si dhe procedurën e ndjekur, BA mori vendimet përkatëse për akreditimin institucional të këtyre institucioneve.
Informacione rreth procesit, raportet e vlerësimit të jashtëm si dhe vendimi i akreditimit, janë të publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë www.ascal.al.
ASCAL thekson se informacionet e vetme zyrtare rreth procesit të vlerësimit në kuadër të akreditimit,  publikohen vetëm në faqen zyrtare të institucionit tonë
ASCAL