PËRMBYLLJA E FAZËS SË VETËVLERËSIMIT TË INSTITUCIONEVE TË GRUPIT TË DYTË
Në zbatim të kontratës së nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë (QAA), për vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, vijon procesi i cili po menaxhohet nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).
Ditën e premte, datë 3 Mars, ka përfunduar faza e vetëvlerësimit për institucionet e grupit të dytë, që janë IAL Privat "Nehemiah Gateway", Universiteti i Tiranës, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Universiteti "Fan S. Noli", Korcë dhe Kolegji Profesional i Tiranës.
Secili nga këto institucione ka dorëzuar pranë ASCAL dosjen e vetëvlerësimit dhe dokumentacioni po shqyrtohet nga ekspertët e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm me përbërje ekspertë të huaj, pjesë e QAA dhe ekspertë vendas.