Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Projekti DUALKO: ASCAL merr pjesë në Forumin e Pestë të Ekselencës Profesionale në Graz të Austrisë

Në kuadër të projektit DUALKO, ASCAL mori pjesë në edicionin e pestë të Forumit të Ekselencës Profesionale (Forum on Vocational Excellence), të organizuar në Graz të Austrisë.

Me fokus te arsimi dhe trajnimi dual për rajone konkurruese, forumi bashkoi së bashku institucione arsimore, përfaqësues të biznesit dhe aktorë të fushës për shkëmbimin e praktikave dhe modeleve të bashkëpunimit ndërmjet arsimit dhe industrisë.

Në kuadër të aktivitetit u zhvilluan edhe vizita studimore në kompani dhe institucione arsimore të rajonit të Styria-s, me qëllim njohjen me praktika inovative dhe modele të bashkëpunimit ndërmjet arsimit dhe industrisë.

2

3

5