Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) është partnere në projektin Erasmus +: “Strategic support on strengthening the quality assurance structures at the private higher education institutions in Albania-QAinAL", me ftesë të Universitetit Paris Lodron të Salzburgut, Austri.
Projekti synon të krijojë mbështetje për krijimin dhe funksionimin e strukturave të sigurimit të brendshëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë (IAL) AL private në vendin tonë. Roli dhe përgjegjësitë kryesore të ASCAL kanë qënë në funksionin e një këshilluesi të jashtëm, duke dhënë në çdo kohë mbështetjen e kërkuar nga institucionet e përfshira në projekt. Përfundimet nga aktivitetet e realizuar në IAL, janë reflektuar dhe në Udhëzuesit për Sigurimin e Cilësisë që harton ASCAL.