Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Seminar: “ESG 2015, si një mjet për ndryshim”

SEMINAR: “ESG 2015, SI NJË MJET PËR NDRYSHIM”

Në datat 6-7 Qershor në Lisbonë, u zhvillua seminari mbi “ESG 2015 (Standardet dhe Udhëzime për Sigurimin e Cilësisë në fushën e Arsimit të Lartë në Hapsirën Europiane)”, organizuar nga ENQA dhe partnerët.
Ky dokument synon të jetë një mjet për ndryshim në arsimin e lartë, në kuadër të ndryshimeve të dekadave të fundit në të gjitha fushat e tjera të jetës, sidomos atyre në fushën e teknologjisë. Ndër të tjera u vlerësua transparenca që sigurojnë ESG 2015 duke nënvizuar se kjo gjë rrit përgjegjësinë dhe reagimin social. Nga stafi i APAAL morën pjesë në këtë seminar, dy specialiste.
Ndër çështjet kryesore për të cilat u diskutua, ishin:
Nëse po plotësohen me të vërtetë nevojat e studentëve, a po u sigurohet atyre informacioni i duhur, në formën e duhur? A po zbatohen në mënyrën e duhur metodat për të mësuarit me në qëndër nxënësit (Student Centered Learning- SCL)? Në ç'mënyrë po vihet në zbatim përfshirja e studentëve në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë?
Në sistemin e sigurimit të jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë, në vendit tonë, pjesëmarrja e studentëve sigurohet përmes anëtarësimit të një përfaqësuesi të tyre në Këshillin e Akreditimit.
Ndër përfundimet e tjera të arritura ishin se, përgjegjësia kryesore për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, bie mbi IAL. Por funksionimi dhe mirë-organizimi i agjencive të sigurimit të cilësisë, me procedura të qarta dhe të shpallura më parë për palët e përfshira në këtë proces dhe palët e tjera të interesuara, shërben si një indikator për rritjen dhe ruajtjen e vazhdueshme të cilësisë në arsimin e lartë. APAAL duke përdorur mekanizmat e saj, të cilat synon t’i pasurojë më tej në linjë me ESG dhe konteksit ligjor ku operon, përpiqet të sigurojë me metoda të ndryshme përfshirjen e studentëve,eksperteve ndërkombëtarë të vlerësimit apo/dhe palëve të tjera të interesuara për vlerësimin e jashtëm të cilësisë në fushën e arsimit të lartë.
Për më shumë informacion dhe për t’u njohur me gjerërisht, mund të klikoni më poshtë: