Në datën 4.12.2017, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) , organizoi me përfaqësuesit e institucioneve publike e private(IAL) një takim informues në lidhje me ndryshimet ligjore dhe reflektimin e tyre në procedurat e vlerësimit të jashtëm. Aktiviteti u zhvillua në Hotel Tirana me fokus kryesor ndryshimet ligjore dhe nënligjore; efektet e tyre në proceset e sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë. Po ashtu në këtë takim u diskutuan cështje të tjera si:
- Procedurat e vlerësimit dhe akreditimit; prezantimi i “Manualit mbi procedurën e re të vlerësimit të cilësisë, për akreditimin institucional dhe të programeve të studimit,
- Përditësimi i Sistemit të Menaxhimit të ASCAL në të gjitha proceset e Sigurimit të Cilësisë e në përputhje me parashikimet e procedurat aktuale.
- Simulim për përdorimin e sistemit dhe pas çdo seance janë diskutuar ceshtje dhe jane dhene pergjigje per aspekte specifike te ketyre ndryshimeve
Në fjalen e vet, Drejtori i ASCAL falenderoi institucionet e arsimit te lartë për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë procesit te akredtiitmit institucional me agjencine britanike QAA si dhe shprehu besimin se institucionet tashmë kane fituar eksperiencën e nevojshme për tu angazhuar me shumë në sigurimin dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë
ASCAL