Drejtoresha e Përgjithshme e ASCAL Dr. Xhiliola Bixheku dhe Drejtoresha e AKFAL Znj. Ledina Mançka, organizuan një takim informues me nxënësit e Gjimnazit “Partizani”, mbi rëndësinë e akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të studimit të ofruara prej tyre, programet prioritare, si dhe kredinë studentore.
ASCAL falenderon Drejtoreshën e Gjimnazit “Partizani”, Znj. Luiza Mustafaj për organizimin e këtij takimi.
Takime të tilla informuese do të vijojnë të organizohen edhe në gjimnaze të tjera.