Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Thirrje për ekspertë

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në përputhje me Vendimet Nr. 44, datë 13.07.2018 dhe Nr. 15, datë 01.02.2019 të Bordit të Akreditimit, hap thirrjen për ekspertë të jashtëm vlerësimi për arsimin e lartë nga të gjitha fushat/disiplinat, për tu angazhuar si ekspertë të jashtëm vlerësimi bazuar në listën e Bordit të Akreditimit.

Kërkesat dhe Përvoja:

Kërkesa të përgjithshme:

Përvojë në një nga fushat kryesore të vlerësimit (bazuar në fushat/disiplinat e "Klasifikimit të Frascatit"). Fusha kryesore e vlerësimit konsiderohet fusha e Frascatit të cilit i përket ekspertiza e ekspertit, e shprehur në drejtim dhe/ose pjesëmarrje në hartimin e programeve të studimit, drejtim dhe/ose pjesëmarrje në hartimin e moduleve mësimore, kërkim shkencor i dokumentuar me artikuj dhe/ose produkte të tjera shkencore të botuara.

Kërkesa specifike:

  • Të paktën 5 vjet përvojë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në një institucion të arsimit të lartë në fushën kryesore të vlerësimit;
  • Gradë shkencore Dr/PhD;
  • Përvojë në sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë ku ka qenë/është i angazhuar;
  • Njohuri mbi proceset e vlerësimit në kuadër të akreditimit institucional si dhe programeve të studimit, në Shqipëri dhe/ose jashtë saj;
  • Preferohet eksperiencë ndërkombëtare në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe sigurimin e cilësisë, të fituar nëpërmjet kualifikimeve universitare dhe pasuniversitare jashtë Shqipërisë;
  • Njohuri të tregut të punës dhe perspektivave të punës në fushën/disiplinën përkatëse;
  • Njohuri të nivelit akademik të gjuhës angleze.

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, duke klikuar në link-un https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/expert-application-form, i cili dërgohet automatikisht në adresën e mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Informacion mbi procedurën e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programet e studimit, si dhe çdo informacion tjetër, mund të gjendet në faqen zyrtare të internetit të ASCAL, në adresën: www.ascal.al.

Afati i fundit për aplikim është data 29 mars 2019, në përfundim të orarit zyrtar (ora 16:30).