Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit institucional në Akademia e Forcave të Armatosura

Filloi sot vizita e ekspertëve ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë në kuadër të akreditimit institucional në Akademinë e Forcave të Armatosura. Kjo vizitë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte dhe do të mbyllet me përmbledhjen dhe përfundimet që do ti bëhen të ditura institucionit nga grupi i vlerësimit të jashtëm.