Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit institucional në Universiteti Katolik "Zoja e Këshilli të Mirë"

Filloi sot vizita e ekspertëve ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë në kuadër të akreditimit institucional në Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Kjo vizitë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte dhe do të mbyllet me përmbledhjen dhe përfundimet që do ti bëhen të ditura institucionit nga grupi i vlerësimit të jashtëm.