Në datat 8 - 9 Tetor 2019 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm të asistuar nga përfaqësues të ASCAL vizituan ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi", në kuadër të akreditimit institucional. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i përbërë nga eksperti ndërkombëtar dhe ai vendas, të fushës, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit zhvilluan takimet duke zbatuar axhendën e miratuar paraprakisht.