Në datat 13-14 Shtator 2021 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm realizoi vizitat në kuadër të akreditimit periodik të Kolegjit Universitar të Biznesit. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 2 ekspertë, 1 i huaj dhe 1 vendas të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.
Vizitat u kryen në ambjentet e Kolegjit Universitar të Biznesit, ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.
Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19 institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.