Në datat 07-08 Korrik 2022 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm realizoi vizitat në kuadër të akreditimit periodik institucional të Universitetit Aldent. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 2 ekspertë, 1 të huaj dhe 1 vendas të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.
Vizitat u kryen në ambjentet e Universitetit Aldent, ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e hartuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.