Në datat 22-23 Qershor 2021 filluan vizitat e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në kuadër të akreditimit periodik të Universitetit "Barleti". Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 2 ekspertë të huaj dhe 1 ekspert vendas të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, të asistuar nga përfaqësues të ASCAL.
Vizitat u kryen në ambjentet e Universitetit "Barleti", ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.
Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19 institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.