Në datat 30 Shtator - 01 Tetor 2021 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm realizoi vizitat në kuadër të akreditimit periodik institucional të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 3 ekspertë, 2 të huaj dhe 1 vendas të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.
Vizitat u kryen në ambjentet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.
Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19 institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.