Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit periodik institucional të Universitetit të Arteve

Në datat 22-23 Nentor 2021 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm realizoi vizitat në kuadër të akreditimit periodik institucional të Universitetit te Arteve. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 2 ekspertë, 1 i huaj dhe 1 vendas të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.

Vizitat u kryen në ambjentet e Universitetit te Arteve, ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.

Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19 institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.

AC9A1529

AC9A1595