Në datat 5 - 6 Shkurt 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të 2 (dy) programeve të studimit, Bachelor Infermieri - Mami dhe Master i Shkencave Mami, të ofruara nga Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani".
Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë, për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.