Në datën 5 Dhjetor 2022, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të programeve të studimit Bsc "Gazetari" dhe Bsc "Gjuhë Angleze", ofruar nga Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani".
Grupet e Vlerësimit të Jashtëm përbëheshin nga 2 ekspertë vendas për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.
Vizita u realizua në ambjentet e Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.