Në datat 30 Nëntor, 1 - 2 Dhjetor 2022, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të programeve të studimit Master i Arteve "Dirizhim dhe Mësuesi", Master i Arteve "Kompozim dhe Mësuesi", Master i Shkencave "Muzikologji dhe Mësuesi", Master i Arteve "Kanto dhe Mesuesi" dhe Master i Arteve "Piano dhe Mësuesi", ofruar nga Universiteti i Arteve.
Grupet e Vlerësimit të Jashtëm përbëheshin nga 2 ekspertë vendas dhe/ose të huaj për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.
Vizitat u realizuan në ambjentet e Universitetit të Arteve, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.