Në datat 10-11 Nëntor 2022, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të programeve të studimit Master i Arteve në “Regji Filmi dhe Televizioni dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Regji Teatri dhe Spektakli dhe Mësuesi” dhe Master i Arteve në “Aktrim dhe Mësuesi”, ofruar nga Universiteti i Arteve.
Grupet e Vlerësimit të Jashtëm përbëheshin nga 2 ekspertë vendas dhe/ose të huaj për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.
Vizitat u realizuan në ambjentet e Universitetit të Arteve, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.