Në datat 9 - 12 Dhjetor 2022, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të programit të studimit Master Profesional "Pedagogji Muzikore dhe Mësuesi", ofruar nga Universiteti i Arteve.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhej nga 2 ekspertë vendas të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.
Vizitat u realizuan në ambjentet e Universitetit të Arteve, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.