Më datë 14 Maj 2019 filluan vizitat e Grupeve të Vlerësimit të Jashtëm në kuadër të akreditimeve të programeve të studimit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Grupet e Vlerësimit të Jashtëm përbëhen nga ekspertë të fushës të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, të asistuar nga përfaqësues të ASCAL. Universiteti Bujqësor i Tiranës është IAL e parë publike, për të cilin po kryhen në masë proceset e akreditimit për herë të parë të programeve të studimit. Vizitat do të vazhdojnë edhe përgjatë muajit Qershor, sipas agjendave të përcaktuara nga ASCAL.
Foto nga takimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës