Në datat 23-24 Mars 2023, u realizua vizita në kuadër të akreditimit të programit të studimit, Master i Shkencave në "Administrim Biznesi", të ofruara nga Universiteti Polis.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizoi vizitat në ambjentet e Universitetit Polis, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.