Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit të katër programeve ofruar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës

Në datat 16 - 17 Mars 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të 4 (katër) programeve të studimit, Bachelor në "Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit", Master i Shkencave në "Bioteknologji Ushqimore, Diplomë Profesionale "Menaxhim Sistemesh Informacioni", dhe Master Profesional "Menaxhim Informacioni në Agrobiznes", të ofruara nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë, për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.

4

5

6

7