Në datat 26 - 27 Prill 2021 në kuadër të akreditimit periodik institucional u zhvilluan takimet online me përfaqësues të Universitetit "Eqrem Çabej", Gjirokastër dhe Grupit të Vlerësimit të Jashtëm. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm ishte i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit. Në datën 28 Prill 2021 vizita u kryen dhe në ambjentet e Universitetit "Eqrem Çabej", Gjirokastër, ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.