Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të ri-akreditimit institucional të Universitetit Politeknik i Tiranës

Në datat 1 - 2 Prill 2021 në kuadër të ri-akreditimit periodik institucional u zhvilluan vizitat në Universitetin Politeknik i Tiranës. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm ishte i përbërë nga 2 ekspertë të huaj dhe një vendas përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.  Përgjatë dy ditëve të vizitës, u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm. Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19  institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të  zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.