Në datat 3 - 4 Qershor 2020 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm të asistuar nga përfaqësues të ASCAL vizituan ambientet e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, zhvilluan takimet duke zbatuar axhendën e miratuar paraprakisht.