Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 320, datë 16.03.2012, ShKJ “Hëna e Plotë”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. SHKENCAT E SHËRBIMEVE SHPIRTËRORE
2. SHKENCA MODERNE ISLAME
3. SHKENCA THEMELORE ISLAME

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave, të kërkuara nga ShKJ “Hëna e Plotë”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkencat e shërbimeve shpirtërore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të përputhet lidhja midis ciklit të parë dhe ciklit të dytë të studimeve.
 Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real të tregut të punës.
 Të specifikohen bashkëpunime të mundshme me institucione të tjera homologe Turke për realizimin e këtij programi studimi.
 Të sillen CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
 Të përfshihet në syllabuse literaturë në gjuhën shqipe dhe arabe apo edhe në gjuhën angleze.
 Të përcaktohet gjuha me të cilën studenti do të mbrojë Tezën e diplomës.
 Të paraqiten të dhëna për zhvillimin e praktikës profesionale.
 Të rritet numri i personelit akademik të brendshëm dhe të jashtëm, pasi ka të tillë të cilët janë të mbingarkuar.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Moderne Islame”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të përputhet lidhja midis ciklit të parë dhe ciklit të dytë të studimeve.
 Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real të tregut të punës.
 Të specifikohen bashkëpunime të mundshme me institucione të tjera homologe Turke për realizimin e këtij programi studimi.
 Të sillen CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
 Të përfshihet në syllabuse literaturë në gjuhën shqipe dhe arabe apo edhe në gjuhën angleze.
 Të përcaktohet gjuha me të cilën studenti do të mbrojë Tezën e diplomës.
 Të paraqiten të dhëna për zhvillimin e praktikës profesionale.
 Të rritet numri i personelit akademik të brendshëm dhe të jashtëm, pasi ka të tillë të cilët janë të mbingarkuar.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca themelore Islame”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të përputhet lidhja midis ciklit të parë dhe ciklit të dytë të studimeve.
 Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real të tregut të punës.
 Të specifikohen bashkëpunime të mundshme me institucione të tjera homologe Turke për realizimin e këtij programi studimi.
 Të sillen CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
 Të përfshihet në syllabuse literaturë në gjuhën shqipe dhe arabe apo edhe në gjuhën angleze.
 Të përcaktohet gjuha me të cilën studenti do të mbrojë Tezën e diplomës.
 Të paraqiten të dhëna për zhvillimin e praktikës profesionale.
 Të rritet numri i personelit akademik të brendshëm dhe të jashtëm, pasi ka të tillë të cilët janë të mbingarkuar.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkencat e shërbimeve shpirtërore
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca Moderne Islame
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca themelore Islame
të hapet


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.