VENDIM
Nr. 1, datë 15.12.2014
PËR
PROPOZIMIN E KANDIDATIT/ËVE PËR KRYETAR TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Në mbështetje të nenit 60, pika 3 të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 28.04.2011 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, Nr. 473, datë 02.12.2014 “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Akreditimit”.
Këshilli i Akreditimit në mbledhjen e tij të parë, të zhvilluar në datë 15.12.2014, në praninë e 9 nga 11 anëtarët e këtij Këshilli, me shumicë të cilësuar,
VENDOSI:
1. Të propozojë dhe miratojë unanimisht si kandidaturë të vetme për kryetar të Këshillit të Akreditimit, Z. Arjan Gjonça.
2. Ky propozimi i përcillet Ministrit të Arsimit dhe Sportit për procedim të mëtejshëm, sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Këshilli i Akreditimit