Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 10 datë 30.04.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 10 datë 30.04.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë: Master i Nivelit të Dytë “E DREJTË KUSHTETUESE TË KRAHASUAR DHE EUROPIANE”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “E Drejtë Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane”, kërkuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “E Drejtë Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “E Drejtë Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT