KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 102 datë 29.10.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (BSc) në:
· Informatikë Ekonomike
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të kërkuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në: “Informatikë Ekonomike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me rekomandimin që Fakulteti I Ekonomisë të bashkëpunojë me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Elbasanit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT