REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 103, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI” ME PROFILE: “INXHINIERI STRUKTURASH”; “INXHINIERI INFRASTRUKTURË TRANSPORTI”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi” me profile: “Inxhinieri strukturash”; “Inxhinieri infrastrukturë transporti”
Cikli i studimit: Cikli i dytë
Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 497, date 18.10.2012
Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite / 4 Semestra
Kredite (ECTS): 120 Kredite
Forma e studimi: Me kohë të plotë
Gjuha e studimeve: Shqip
Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi” me profile: “Inxhinieri strukturash”; “Inxhinieri infrastrukturë transporti” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi” me profile: “Inxhinieri strukturash”; “Inxhinieri infrastrukturë transporti” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
Institucionit i rekomandohet të pasurojë bibliotekën me tituj të literaturës bazë dhe ndihmëse për këtë program studimi dhe të vendosë e zbatojë kritere më të larta për të rritur cilësinë e studentëve në hyrje.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË