Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 103 datë 29.10.2010 - Universiteti “Aleksandër Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 103 datë 29.10.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë, që përfundojnë me Master në fushën e Mësuesisë për Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) në:
1. “Gjuhë Shqipe” me profil Minor në “Letërsi”
2. “Gjuhë Angleze” me profil Minor “Didaktikë”
dhe Master në fushën e Mësuesisë për Arsimin e Mesëm të Lartë (AML) në:
3. “Shkencat e Edukimit” me profil Minor “Edukimin e të Rriturve”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit të Ciklit të Dytë në fushën e Mësuesisë për Arsimin e Mesëm të Ulët, të aplikuara nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Gjuhë Shqipe me profil Minor në “Letërsi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Gjuhë Angleze me profil Minor “Didaktikë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Shkencat e Edukimit me profil Minor “Edukimin e të Rriturve”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Gjuhë Shqipe me profil Minor në “Letërsi” të mos hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Gjuhë Angleze me profil Minor në “Didaktikë” të mos hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AML në Shkencat e Edukimit me profil Minor në “Edukimin e të Rriturve” të mos hapet


KËSHILLI i AKREDITIMIT