REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 106, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri elektronike”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 497, date 18.10.2012
d) Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
g) Kredite (ECTS): 120 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Gjuha e studimeve: Shqip
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri elektronike” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri elektronike” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4. Institucionit i rekomandohet të rrisë mbështetjen financiare për aktivitetet shkencore dhe bashkëpunimin me institucione homologe të huaja.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË