Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.107, datë 03.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.107, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri mekatonike”
Cikli i studimit: Cikli i dytë
Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 497, datë 18.10.2012
Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite / 4 Semestra
Kredite (ECTS): 120 Kredite
Forma e studimi: Me kohë të plotë
Gjuha e studimeve: Shqip
Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri mekatronike” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.  
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri mekatronike” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
Institucioni duhet të marrë masa që të plotësojë rekomandimet si më poshtë:
Të përmirësohet niveli i njohurisë së gjuhës angleze tek studentët.
Të rritet numri i stafit ndihmës mësimdhënës në funksion të këtij programi.
Të pasurohet biblioteka me tituj të literaturës, sidomos në gjuhën shqipe.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË