Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 108, datë 03.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 108, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri telekomunikacioni”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 197, datë 28.05.2013
d)      Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Gjuha e studimeve: Shqip
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri telekomunikacioni” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri telekomunikacioni” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4.      Institucioni duhet të marrë masa që të plotësojë rekomandimet si më poshtë:
a.       Të pasurohet biblioteka me tituj të teksteve bazë dhe ndihmëse.
b.      Të rritet numri i stafit ndihmës-mësimor, në mënyrë të veçantë të laborantëve për mbulimin e pjesës praktike në këtë program studimi.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË