Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 110 datë 05.11.2010 - Universiteti “Ismail Qemali”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 110 datë 05.11.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë, që përfundojnë me Master i Shkencave në:
1. Matematikë Financë
2. Inxhinieri Elektrike
3. Ekonomi
4. Marrëdhënie Ndërkombëtare
5. Shkenca Infermierore
6. Shkenca Kompjutacionale
7. Aktuaristikë
8. Fizikë
9. Financë
10. Real Estate
11. Shkenca Kompjuterike
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit të Ciklit të
Dytë, Master i Shkencave në: “Inxhinieri Elektrike”; “Aktuaristikë”; “Ekonomi”; “Fizikë’’;
“Marrëdhënie Ndërkombëtare”; “Matematikë Financë”; “Financë”; “Shkenca Infermierore”; “Real
Estate”; “Shkenca Kompjuterike”; “Shkenca Kompjutacionale”, të kërkuar nga Universiteti i
Vlorës “Ismail Qemali”, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike dhe në përmbajtje, raportimin e
Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin
e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Matematikë -
Financë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri
Elektrike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Ekonomi”,
nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Marrëdhënie
Ndërkombëtare”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Shkenca
Infermierore”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Shkenca
Kompjutacionale”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Aktuaristikë”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jepet vlerësimi pozitiv.
Kushte p ër hapjen e programit
· Ngarkesa në orë në auditor nevojitet të detajohet në leksione, seminare, laboratore etj.
· Të qartësohet ngarkesa e studentëve në auditor dhe jashtë tij.
· Të plotësohen syllabuset me elementët e mangët si: Emri dhe kualifikimi i pedagogut që do
zhvillojë lëndën; Kompetencat me të cilat pajisen studentët; temat e formimit teorik e praktik që do
të trajtohen në këtë lënde, të jenë më të detajuara; ngarkesa në orë në auditor e jashtë auditorit si
dhe kreditet përkatëse; format e metodat e mësimdhënies së lëndës si dhe raportet mes tyre;
format e vlerësimit të studentëve; detyrimet e studentit për lëndën si dhe literatura e detyruar dhe
ajo ndihmëse.
· Për pranimin e studentëve të respektohet kriteri i vendosur në objektivat e programit dhe jo ai i
vendosur tek kriteret e pranimit (jo kushdo mund të hyjë në këtë program pasi duhen njohuri
paraprake në matematikë, ekonomik, financë ose menaxhim biznes).
8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Fizikë”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jepet vlerësimi pozitiv.
Kushte p ër hapjen e programit
· Të reduktohet pjesa matematikore, duke hequr Analizën Reale 2 si lëndë me zgjedhje dhe duke
futur në vend të saj një lëndë tjetër si Psh. Fizika e materialeve dhe e trupit të ngurtë ose Fizika e
thërmijave elementare, ose ndonjë lëndë tjetër Fizike që hartuesit e shohin të mundëshme për ta
realizuar
· Lënda Doktrinat Fizike mund të hiqet si jo e rëndësishme për një Master Shkencor, ajo i
përshtatet Masterit Profesional të mësuesisë.
· Fizika e Lazerave mund të lihet si lëndë por krahas saj mund të vihet edhe një lëndë tjetër si
Bazat Fizike Spektrometrike.
· Kreditet për lëndët e reja mund të regullohen me që shumica e lëndëve kanë kredite tepër.
Rekomandojmë që numri maksimal i krediteve për një lëndë të jetë nga 6-8 kredite.
· Në programin e lëndës Teori e Fushës të përfshihen edhe elementë të Astrofizikës si shkenca e kohës
· Për të mbuluar lëndët e reja do të ishte frytëdhënës edhe bashkëpunimi me institucione të tjera
të ngjashëm, si p.sh. Departamentin e Fizikës në U.T
· Të bëhet një rishpërndarje kreditesh ku Tezës (Diplomës) t’i lihen 30 Kredite, në përputhje me ligjin.
· Të vihet literatura në vendet ku ajo mungon dhe të jetë në përdorim për të gjithë studentët.
9. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Financë”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jepet vlerësimi pozitiv.
Kushte p ër hapjen e programit
· Në planin mësimor mungojnë module më përfaqësuese si Tregjet financiare dhe të kapitalit që për
kushtet e Shqipërisë është më gjithë përfshirëse se module si Analiza financiare apo edhe Teoria e
investimeve dhe manaxhimi i portofolit.
· Ka numër të lartë orë seminare që nuk është tipike për programet master, ka prerje njohurish
midis lëndëve si Financat e Korporatës, Teoria e investimeve dhe portofoli, Analiza dhe raportimi
financiar si dhe ka nje program mjaft të ngarkuar në Shkencat Matematike, të shtrirë në disa
lëndë, që një pjese te tyre janë për nivelin e Doktoraturës.
· Në disa module ka shtrirje të temave në disa orë, për të mbushur vëllimin e orëve e cila cënon
profesionalizmin. Kërkohet në vijim pasurimi i syllabuseve edhe me tema të tjera që i përkasin modulit.
10. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Real Estate”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jepet vlerësimi pozitiv.
Kushte për hapjen e programit
· Emërtimi i Masterit të bëhet në shqip dhe jo në anglisht.
· Të përcaktohen qartë objektivat formuese të Programit të Studimit.
· Që programi t’i përgjigjet plotësisht objektivave që ai kërkon të realizojë (të paktën atyre që ka
prezantuar ) struktura e lëndëvë duhet të përmirësohet në cilësi dhe nga pikpamja sasiore:
- PS duhet të ofrojë më shumë se 9 lëndë. Për një program 2-vjeçar me 120 kredite kjo sasi
lëndësh është e pamjaftueshme.
- Të ulet numri i lëndëve të metodave sasiore të analizës. Gati 50 % e lëndëve që ofrohen janë
lëndë metodash sasiore (gjithsej 4) lëndët:Propabiliteti dhe statistika; Hyrje në Matematikë
Financiare; Aplikime sasiore në Financë dhe Metoda kërkimi në ekonominë e aplikuar. Programi
nuk ka nevojë për kaq shumë lëndë të tilla ndërkohë që vetë metodat sasiore të analizës mund të
jenë pjesë përbërëse e secilës prej lëndëve të tjera.
- Pjesë e programit duhet të jenë edhe lëndë të tjera që janë pjesë e pandarë e PS të “Master
shkencor në RE” të shumë universiteteve kudo në botë -“Baza dhe praktika ligjore ne RE”;
“Menaxhimi strategjik i RE”; “Imazh dixhital ” apo lëndë të tilla si “Planifikimi Urban”etj.
- Nuk mund të quhet lëndë më vete “Probleme në financë sigurime dhe pasuri të paluajtshme”. Kjo
lëndë mund të emërtohet “Seminar special” ose diçka tjetër e ngjashme.
- Lënda “Marketing strategjik Global” nuk ka lidhje organike me masterin në RE. Duhet të
zëvendësohet me një lëndë të marketingut në fushën e pasurive të paluajshtme.
· Korrespondenca kredite - orë nuk përputhet me kriterin.
· Nisur nga praktika ndërkombëtare lidhur me shpërndarjen e ECTS midis lëndëve për një PS në
pasuritë e paluajtshme apo PS të tjera, vlerësimi me 10 kredite i të gjitha lëndëve nuk është i
përshtatshëm. Vlerësimi i tyre me 10 kredite për çdo lëndë i njehson ato, ndërkohë që rëndësia dhe
roli që luajnë secila prej lëndëve në program nuk është e njëjtë.
· Duhet të ketë më shumë fleksibilitet në kontrollin e dijeve sepse të gjitha lëndët njësoj pa asnjë
dallim kanë të njëjtën mënyrë kontrolli (marrjen në provime -3 provime gjatë zhvillimit të lëndës).
· Struktura e kontrollit të dijeve përveç provimit duhet të përfshijë edhe forma të tjera si detyra
kursi, detyra shtëpie, prezantime para klasës, mini –projekte, raste studimi, punë në grup etj, që
janë pjesë e punës së pavarur.
· Programi duhet të ofrojë më shumë lëndë me zgjedhje të cilat mund t’i japin edhe drejtime dhe
specializime më të ngushta këtij PS (nga të cilat të pakten të zgjidhen 2).
· Në shumicën e rasteve literatura prezantohet vetëm me një tekst mësimi. Literatura duhet të jetë
më e gjerë dhe të prezantohet në dy ndarje në literaturë bazë dhe literaturë ndihmëse.
· Ndarja e lëndëve/moduleve sipas disiplinave të përputhet me kriteret.
· Praktika mësimore duhet të jetë pjesë e programit, duke i dhënë edhe numrin e nevojshëm të
krediteve.
· Ngarkesa në orë në auditor për vitin e dytë ka mospërputhje me kriterin (360 orë/600-750 orë).
11. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Shkenca
kompjuterike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet, pas
plotësimit dhe verifikimit të të cilave jepet vlerësimi pozitiv.
Kushte për hapjen e programit
· Një pjesë e personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie nuk i përmbush, në përputhje me
procedurat ligjore në fuqi, kriteret e kualifikimit personal për të dhënë mësim në një program
studimi të ciklit të dytë. Ky fakt le të mbetet si një kusht për t’u realizuar në kohën më të shpejtë
të mundshme.
· Mendimet dhe sugjerimet e mëposhtëme, të cilat nuk janë edhe aq thelbësore, por që marrja
parasysh e tyre do ta përmirësonte përmbajtjen e materialit të paraqitur dhe formën e paraqitjes
së tij:
- Ka një mospërputhje të lëndëve që jepen në planin mësimor të paraqitur dhe Planit Mësimor të
paraqitur në Suplementin e Diplomës ku rezultojnë 12 (dymbëdhjetë) lëndë, secila me 10
kredite dhe që plotësojnë 120 kredite.
- Pjesërisht programet e lëndëve janë përkthime me gabime gjuhësore, që ndonjëherë ndryshojnë
deri kuptimin e frazave, të cilat duhet të rregullohen. Më mirë do të ishte që edhe ato programe
të paraqiteshin në origjinal.
- Materiali ka nevojë për një redaktim tërësor gjuhësor.
- Programi është propozuar para amendimit të fundit të Ligjit të Arsimit të Lartë (Ligji nr. 10307,
datë 22.07.2010), për pasojë terminologjia e përdorur të përshtatet në përputhje me
përcaktimet dhe terminologjinë e këtij ligji.
- Masteri Shkencor i propozuar është Program Studimi i ciklit të dytë, kurse në materialin e
paraqitur përdoret shprehja: “Program i Studimeve të Integruara në Shkencat Kompjuterike”.
Të ndryshohet.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Matematikë - Financë” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Inxhinjeri Elektrike” të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Ekonomi” të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare” të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Shkenca Infermierore” të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Shkenca Kompjutacionale” të mos hapet
Për programet e studimit, Master i Shkencave në: “Aktuaristikë”; “Fizikë”; “Financë”;
“Real Estate”; “Shkenca Kompjuterike”, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, pasi të
ketë plotësuar kushtet e mësipërme, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i
cili, pas verifikimit, do të japë vlerësimin për këto programe.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani, Z. Ilir Bozgo, Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Qamil DIKA nuk ishin të
pranishëm në mbledhje.