Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 111 datë 05.11.2010 - SHLUP "Universiteti Polis

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 111 datë 05.11.2010

Për riorganizimin e Programeve të Studimit Master i Nivelit të Dytë në Master
Profesional të Shkollës së Lartë Private “Universiteti Polis”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programeve të Studimit
Master i Nivelit të Dytë në: Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik; Strehim dhe Zhvillim
Toke; Dizajn Estetik Strukturor; Dizajn Urban dhe Pejsazhi; Zhvillim Social dhe Urban
dhe Burime Njerëzore; Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS në Master Profesional në
Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik; Strehim dhe Zhvillim Toke; Dizajn Estetik
Strukturor; Dizajn Urban dhe Pejsazhi; Zhvillim Social dhe Urban dhe Burime Njerëzore;
Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private
“Universiteti Polis”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në Dizajn Arkitektonik
dhe Parametrik, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në Strehim dhe Zhvillim
Toke, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në Dizajn Estetik
Strukturor, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në Dizajn Urban dhe
Pejsazhi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në Zhvillim Social dhe
Urban dhe Burime Njerëzore, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye
jep vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në Planifikim Hapësinor
dhe Aplikime GIS, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007,
Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999,
për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të
Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master Profesional në Strehim dhe Zhvillim Toke
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master Profesional në Dizajn Estetik Strukturor
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master Profesional në Dizajn Urban dhe Pejsazhi
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master Profesional në Zhvillim Social dhe Urban dhe Burime
Njerëzore
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master Profesional në Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS
miratohet i riorganizuar
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani, Z. Shyqyri Llaci. Z. Ilir Bozgo dhe Z. Qamil Dika nuk ishin të
pranishëm në mbledhje.